Buletini Shkencor


Për të vënë në jetë vizionin e tij kërkimor, UGJ-ja ndërton dhe përmirëson në vazhdimësi  infrastrukturën e kërkimit shkencor për t’i dhënë frymëmarrjen e duhur punës studimore të stafit akademik.

Botimet periodike të UGJ-së, janë konceptuar si tribunë e mendimit akademik për tema dhe probleme të teorisë dhe të praktikës akademike, të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.Revista publikon studimet e kërkimeve shkencore të stafit akademik dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm, pasqyron jetën dhe veprimtaritë kërkimore-shkencore të UGJ-së, promovon vepra akademike e shkencore, duke zbatuar kriteret dhe standardet shkencore.

Universiteti ka botuar për vite të tëra 2 buletine shkencoreKërkime Universitare”  (3 – 4 buletine në vit, në raste të veçanta), përkatësisht me titujt:

  1. Periodik “Matematika dhe Shkencat e Natyrës”, Journal “Mathematics and Natural Sciences”.
  2. Periodik “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike”, Journal “Social, Economics and Educational Sciences”.

Numri total i periodikëve nga dalja e numrit të parë, titulluar “Buletin Pedagogjik” (1989), – në “Kërkime Universitare”(2004), tashmë Buletin Shkencor (2020) i Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, rezulton  në 42 revista.

                     Redaksia   

 Drejtor: Prof. dr. Bektash MEMA

Kordinator administrativ:  Dr. Lorenc KOÇIU

     Bordi Editorial:

Prof. dr. Gëzim RREDHI

Prof. dr. Shyqyri HYSI

Prof. dr. Lavdi HASANI

Prof. asoc. Valbona DURI

Prof. asoc. Jaho CANA

Prof. asoc. Selfo ORUÇI

Dr. Robert ÇELA

Dr. Eduina GUGA

Dr. Drita LUZO

Dr. Isidor KOKALARI

Dr. Romeo MANO

Korrektor letrar: Prof. asoc. Spiridhulla POÇI

ISSN: 2226 – 082X

Që nga viti 2004 Periodiku “Kërkime Universitare” i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës botohet në dy seri,

Periodik “Matematika dhe Shkencat e Natyrës” Journal “Mathematics and Natural Sciences”.

Periodik “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” Journal “Social, Economics and Educations Sciences”.

Qëllimi

Periodiku “Kërkime Universitare” : Seria “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” boton artikuj kërkimor-shkencor origjinal dhe artikuj informues, studimorë, analizues me cilësi të lartë në gjithë fushat e shkencave ekonomike, të edukimit dhe atyre shoqërore si psh: historia, gjeografia, letërsia, gjuha shqipe, fusha e financës, e kontabilitetit, e bankës, e turizmit, e menaxhimit etj. Artikujt i nënshtrohen procesit të reçensës.

Bordi i redaksise

Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë

Redaksia e Periodikut “Kërkime Universitare” , Seria “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike”  të Universitetit “E.Çabej” të Gjirokastrës, ju fton të dërgoni dorëshkrimet dhe punimet tuaja shkencore në adresën elektronike të kësaj redaksie: 

buletinifeshsh@uogj.edu.al

 Në faqen e internetit të këtij periodiku

mund të gjeni udhëzimet për formatin e dorëshkrimit të artikullit tuaj. Dorëshkrimet e punimeve, dërguar në mënyrë elektronike në adresën e sipërpërmendur, dhe formatuar sipas udhëzimeve, pranohen për shqyrtim nga Redaksia deri në datën 30 Nëntor 2016.

Nga Redaksia

Udhezime per autoret

Përmbajtja : Numri 39(2015)

ISSN 2226 – 082X

Qëllimi

Periodiku “Kërkime Universitare” : Seria “Matematika dhe Shkencat e Natyrës” boton artikuj kërkimor-shkencor origjinal dhe artikuj informues, studimorë, analizues me cilësi të lartë në gjithë fushat e matematikës së pastër teorike dhe të zbatuar, shkencave kompjuterike, biologjisë, fizikës, kimisë etj.  Artikujt i nënshtrohen procesit të reçensës.

 Periodiku synon të veprojë si një forum ndërdisiplinar për matematikën dhe shkencat e natyrës dhe zbatimet e tyre.

Bordi i redaksise

Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë

Redaksia e Periodikut “Kërkime Universitare” , Seria “Matematika dhe Shkencat e Natyrës”  të Universitetit “E.Çabej” të Gjirokastrës, ju fton të dërgoni dorëshkrimet dhe punimet tuaja shkencore në adresën elektronike të kësaj redaksie:

buletinifshn@uogj.edu.al

Në faqen e internetit të këtij periodiku mund të gjeni udhëzimet për formatin e dorëshkrimit të artikullit tuaj.

Dorëshkrimet e punimeve, dërguar në mënyrë elektronike në adresën e sipërpërmendur, dhe formatuar sipas udhëzimeve, pranohen për shqyrtim nga Redaksia deri në datën 15 dhjetor 2016.

Nga Redaksia

Udhezime per autoret

Përmbajtja : 

Numri 8(2004)                        Numri 12(2006)

Numri 15(2007)                     Numri 20(2008) 

Numri 23(2009)                     Numri 26(2010)  

Numri 29(2010)                      Numri 31(2011)

Numri 35(2012)                      Numri 38(2014)  

Numri 40(2015)