Rreth programit Erasmus +
Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.
Bashkëpunimi me vendet partnere mbështetetet nëpërmjet:
- KA1-“Mobiliteti i të nxënit” përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe stafit
administrativ nga dhe në vendet partnere. Përfaqëson rreth 63% të buxhetit total të programit.
a) Mobiliteti i Krediteve – Në fushën e mobilitetit të krediteve, Institucionet e Arsimit të Lartë nga vendet e programit do të aplikojnë për menaxhimin e projekteve të mobilitetit të studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ të universiteteve.
b)Shkëmbimet për mastera të përbashkëta – Programi mbështet ndërtimin e konsorciumeve që ofrojnë programe Masteri të Përbashkët Evropianë, me kohë të plotë që zgjasin një ose dy vite.
- KA2– “Bashkëpunimi për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira”. Përfshin
bashkëpunimin për inovacioin dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, rritjen e kapaciteteve në vendet e paindustiralizuara (ish-projektet Tempus). Përfaqëson rreth 28 % të buxhetit total.
a) Projektet për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve në vendet partnere.
Projektet ndahen në: Projekte të përbashkëta për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në vendet partnere, të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së. Projekte Strukturore për mbështetjen e zhvillimit dhe reformimit të institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në vendet partnere. Ministritë e Arsimit janë partner i detyrueshëm në projektet strukturore.
- Aktivitetet e Jean Monnet mbështesin dhe promovojnë thellimin e njohurive rreth
çështjevetë integrimit evropian, mësimdhënies dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për modulet Jean Monnet (kurse me kohë të shkurtër në fushën e Integrimit Evropian, minimalisht 40 klasa për një vit akademik), për Jean Monnet për Lektorët (vende vakante për pedagogët e specializuar në fushën e Studimeve të Integrimit Evropian, me një minimum prej 90 klasash për një vit akademik) ose për projektet Jean Monnet (aktivitete promovuese për çështje të Integrimit Evropian, program trajnimi etj.)
Linku i projektit: https://bkstoneproject.com/projects/
Projekti QUADIC
Aktivitetet me te fundit te QUADIC

http://quadic.net/
Takim në kuadrin e projektit “ QUADIC”
Në kuadër të projektit Erasmus + “Quality Development of International Cooperation and Project Management”QUADIC , në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës në datat 7-10 Qershor 2021 u zhvillua trajnimi për shkrimin e projekteve nën Paketën 2 të punës (WP2). Pjesë e këtij trajnimi nga UGJ, ishin Zv/Rektori për Kërkimin Shkencor (Kodinatori institucional I projektit) dhe përgjegjësja e zyrës së kurikulave dhe standarteve. Gjatë trajnimit partnerët të ndarë në grupe pune përgatitën 4(katër) projekte, të cilat do të propozohen në muajin Shtator, kur zyra e Erasmus + do të shpallë thirrjet për aplikime në projekte KA2, për ngritje kapacitetesh institucionale.


Projekti EntrAl CBHE

Në kuadër të projektit EntrAl CBHE Erasmus+, ne periudhen 9-11 /11 2021, përfaqësues nga Universiteti “Eqrem Cabej” morën pjesë në trajnimin 3-ditor në Kampin e Inovacionit të Universitetit të Turku-t, Finlandë, se bashku me universitete partnere shqiptare dhe ato partnere europiane. klikoni per me teper
Rektori i Universitetit “E. Cabej “ Prof.Dr. Bektash Mema në një intervistë për Mediat .
Në qendër të kësaj interviste janë Marrëdheniet Ndërkombetare të Universitetit të Gjirokastrës si element i rendësishëm për rritjen cilësore sipas standarteve bashkëkohore të programeve të studimit si dhe ndërkombëtarizimi i Titujve të studimit !
Universiteti i Gjirokastres ka sot një numër të konsiderueshem marrëveshjesh bashkëpunimi me universitetet europiane dhe ato rajonale si dhe mobilitetet gjithmonë në rritje në kuadër të Programit Erasmus + .

Për me shume ndiqni intervisten.
Hapet thirrja për pjesëmarrje staf administativ në Programin Erasmus + me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes: Thirrja Erasmus + ne Spanje
Hapet thirrja për pjesëmarrje staf administativ në Programin Erasmus + me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes: Thirrja Erasmus + ne Spanje
Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin e Maçeratës, Itali: Thirrja Erasmus + ne Itali
Hapet thirrja për pjesëmarrje staf në Programin Erasmus + me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes: Thirrja Erasmus + ne Spanje
Hapet thirrja për pjesëmarrje sudent në Programin Erasmus + me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes: Thirrja Erasmus + ne Spanje
Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin e Janines:
Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin e Molises Itali:
Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin Mesdhetar Grek te Kretes:
Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin AristotleSelanik Greqi:
Thirrja per pjesmarrje ne Programin Mevlana me Universitetin e Trakise (Edrene) Turqi.
Programi Mevlana Universiteti Trakise Ederne Turqi
Thirrja per pjesmarrje ne Programin Erasmus + me Universitetin e Maqedonise perendimore Kozani Greqi
Thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus CALL Internship Rebeira Do Louro Spain:
Erasmus CALL Internship Rebeira Do Louro Spain
Thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus + me Universitetin e Qipros:
Thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus +
Open Call for participation in Erasmus + Program with University of Cyprus
Rihapet dt.01.09.2016 thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus + me Universitetin e Qipros.
Thirrje per pjesmarrje ne programin Erasmus +
Open Call for participation in Erasmus + Program with University of Cyprus
Marreveshjet e Universitetit te Gjirokastres me KA+1