Nje grup perfaqesues nga Universiteti “Eqren Çabej” mori pjese ne nje Workshop organizuar ne kuader te projektit EntrAL, ne Vlore, me 6-7 shtator, 2022.
Ne takim u prezantuan dhe miratuan modulet e pergatitura per trajnimin e stafit akademik, mesuesve te arsimit parauniversitar dhe studenteve mbi sipermarrjen si dhe u diskutuan probleme lidhur me implementimin e ketyre moduleve ne fazen e pilotimit. Ne projektin EntrAL, financuar nga Erasmus + , me fondet e Bashkimit Europian, Universiteti i Gjirokastres si partner, eshte pergjegjes per zhvillimin e modulit per trajnimin e stafit akademik. Modulet e miratuara, pas akreditimit, do te pilotohen ne Universitet ne periudhen tetor-dhjetor 2022.