Anëtarë të stafit akademik dhe studentë të Universitetit të Gjirokastrës janë bërë së bashku në një takim miqësor, në formë bashkëbisedimi, me prof. Erik Archer. Studiuesi amerikan i Universitetit Western Michigan, do të jetë përgjatë një viti akademik pjesë e Universitetit të Gjirokastrës, për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e UGJ dhe shkëmbimin e eksperiencave në mësimdhënie.
Ndryshimet kulturore mes dy vendeve kanë qenë në qendër të bisedës gjatë këtij takimi që çeli siparin e takimeve javore të këtij formati.
Prof. Archer pohoi se ka kënaqësi të kontribuojë për praktikimin dhe rritjen e nivelit gjuhësor të anglishtes për stafin dhe studentët.
Takimet janë të hapura dhe do të zhvillohen çdo ditë të hënë, ora 12:00, salla e Mediatekës në UGJ.
Per me teper..foto nga aktiviteti “Bisedojmë së bashku në anglisht”