- Programet e studimit me karakter profesional
Programet e studimit me karakter profesional, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohen në 60 ose 120 kredite formimi dhe kohëzgjatja normale e tyre është një ose dy vite akademike. Pranimi i studentëve në programet e studimit me karakter profesional, është i mundur për çdo kandidat, i cili: është i paisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë; nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.
Njësia bazë përzgjedh studentët fitues, për programet e studimit që ofron, të cilët miratohen nga Dekani. Aplikantët fitues regjistrohen pranë njësisë përkatëse kryesore, brenda afatit të përcaktuar në udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, UGJ-ja përcjell në QSHA listën e studentëve të regjistruar, me qëllim paisjen e tyre me numur matrikullimi (NIM).
Për t’u njohur me kriteret e pranimit në programet e studimit me karakter profesional, në UGJ, për Vitin Akademik 2023-2024
Programet e studimit me karakter profesional
- Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Ofron 3 (tre) programe studimi me karakter profesional (Kliko këtu)
- Program profesional në “Librar dhe bibliotekar”
- Program profesional në “Edukatorë për zhvillimin dhe edukimin e fëmijërisë së hershme”
- Program profesional në “Udhërrëfyes Turistik”
- Fakulteti Ekonomik
Ofron 3 (tre) programe studimi me karakter profesional (Kliko këtu)
- Program profesional në “Asistent Administrativ ”
- Program profesional në “Asistent-menaxher në shërbimet turistike”
- Program profesional në “Ndihmës Ekonomist”