Thirrje për regjistrim për
Modul Trajnimi Axhenda klıko per detajet
DREJT NJË MENDËSIE SIPËRMARRËSE
Vendndodhja:Mjediset e Universitetit “Eqrem Çabej”
Datat:12 &13 Dhjetor 2022
Grupi i synuar:Stafi akademik i UGJ-së
Informacion i Përgjithshëm
Në kuadër të projektit EntrAL, ky modul synon rritjen e ndërgjegjësimit për sipërmarrjen e stafit akademik të universiteteve në IAL-të shqiptare.
Objektivi kryesor i këtij moduli është t’u japë stafit akademik të universiteteve shqiptare aftësi të transferueshme dhe të sjellë një mentalitet sipërmarrës në universitet duke inkurajuar metodat e mësimdhënies sipërmarrëse, duke edukuar sjelljen sipërmarrëse të stafit akademik dhe duke mbështetur krijimin e sipërmarrjeve të reja.
Theksi i vihet mbështetjes dhe kultivimit të mentalitetit sipërmarrës të stafit akademik të universiteteve, për t’u transferuar paskëtaj tek studentët e tyre, si dhe në mjedisin e mëtejshëm dhe shoqërinë përreth.
Përshkrimi
Ky modul bazohet në materialet dhe përvojën e fituar në Kampin e Inovacionit të organizuar në Universitetin e Turkut dhe seminarin e trajnimit në Universitetin Teknologjik të Dublinit (të dyja aktivitetet e organizuara në kuadër të projektit EntrAl ). Ky Program Trajnimi është një udhëtim inovativ 18-orësh për stafin akademik të universiteteve shqiptare, me qëllim që të fitojë aftësi të transferueshme dhe të prezantojë Sipërmarrjen dhe Krijimin e Sipërmarrjes së Re në universitetet shqiptare. Programi i Trajnimit mbështet shndërrimin e universiteteve drejt universiteteve sipërmarrëse.
Gjatë Programit të Trajnimit 18-orësh të organizuar në universitetet shqiptare, pjesëmarrësit gjenerojnë dhe zhvillojnë ide biznesi në grupe multidisiplinare, të cilat u mundësojnë të ndërtojnë rrjete të reja. Pjesëmarrësit marrin përvojë praktike mbi elementët më të rëndësishëm të procesit të fillimit, si të zhvillojnë me sukses një ide biznesi dhe si ta shesin atë. Pjesëmarrësit pritet të angazhohen dhe sfidojnë veten.
Pas trajnimit, pjesëmarrësit do t’i kuptojnë më mirë kërkesat për t’u bërë sipërmarrës dhe mund të këshillojnë dhe mbështesin më mirë studentë e tyre.
Pjesëmarrësit do të gjejnë në grupe zgjidhje të reja dhe kreative për aktivitetet e inovacionit që bazohen në një skenar të ri start-up në një periudhë të shkurtër kohore. Procesi mbështetet me leksione dhe mentorohet nga trajnerë.
Kërkesat për pjesëmarrësit në momentin e regjistrimit:
- Pjesëmarrësve në trajnim do t’u kërkohet të planifikojnë akses të mundshëm te një mentor/sipërmarrës biznesi të cilin mund ta telefonojnë ose të dërgojnë email gjatë aktivitetit 18-orësh për të marrë komente mbi propozimin e tyre të biznesit. Gjatë punës në grup, skuadrat do të vendosin për alternativën më të mirë/më të besueshme për konsultim.
Objektivat specifike të trajnimit
Gjatë këtij Programi Trajnues, pjesëmarrësit do të arrijnë objektivat specifike si më poshtë:
- Fitimin e njohurive të reja dhe aftësive të transferueshme për shndërrimin e ideve inovative në produkte dhe shërbime të reja
- Rritjen e të kuptuarit të pjesëmarrësve në trajnim për procesin e sipërmarrjes (p.sh. krijimin dhe njohjen e mundësive)
- Përmirësimin e aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe të punës në grup nën presionin e kohës
- Rritjen e aftësive të prezantimit
- Rritjen e aftësive të transferueshmërisë/zbatueshmërisë në mësimdhënien shumëdisiplinore
Sesionet
Numri i ditëve: Dy.
Ky Program Trajnimi është një program intensiv 18-orësh për zhvillimin e sipërmarrjes së re (9 orë në klasë dhe 9 orë punë e pavarur në grup), i planifikuar të zhvillohet në 2 seanca (ditë trajnimi). Aktivitetet e trajnimit janë krijuar në mënyrë të tillë që të imitojnë procesin e sipërmarrjes në jetën reale, ku secili pjesëmarrës mund të identifikojë mundësitë, të vlerësojë mënyra të ndryshme për të vazhduar dhe të krijojë një biznes për të operuar.
Pjesëmarrësit në trajnim do të përfshihen në gjithësej tetë aktivitete të cilat ndahen përkatësisht, pesë në sesionin e parë (ditën e trajnimit) dhe tre në sesionin e dytë.
Programi i trajnimit të stafit akademik universitar për sipërmarrjen:
Seanca nr. 1 | 14 orë | ||||
Aktiviteti | Orë për aktivitet | Mjedisi | |||
Aktiviteti 1 | Hyrje në objektivat e trajnimit dhe një udhëzues për reflektim dhe shkrim reflektues | 1 orë | On-site | ||
Aktiviteti 2 | Drejt një zgjedhje të përshtatshme biznesi | 1.5 orë | On-site | ||
Aktiviteti 3 | Analiza e Konkurrencës | 1.5 orë | On-site | ||
Aktiviteti 4 | Elevator pitch- Përpjekja për të bërë përshtypje dhe për të bindur një investitor/mbështetës të mundshëm | 1 orë | On-site | ||
Aktiviteti 5 | Punë e pavarur në grup | 9 orë | N/A | ||
Seanca nr. 2 | 4 orë | ||||
Aktiviteti | Orë për aktivitet | Mjedisi | |||
Aktiviteti 6 | Prezantimi në Power Point (Elevator Speech) | 1.5 orë | On-site | ||
Aktiviteti 7 | Diskutim mbi transferueshmërinë/zbatueshmërinë e aftësive të fituara në disiplinat/lëndët e tyre. | 1.5 orë | On-site | ||
Aktiviteti 8 | Informimi dhe vlerësimi i programit të përgjithshëm të trajnimit | 1 orë | On-site | ||
- Regjistrimi i pjesëmarrësve kryhet pranë Qendrës LLL, prej datës 16.11.2022 deri më 05.12.2022
- Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje
Ditën e sotme, 13 Dhjetor 2022, ekipi i EÇUG ka përfunduar me sukses pilotimin e Modulit të trajnimit të stafit akademik “Drejt një mendësie sipërmarrëse” në UGJ.
Trajnimi 2-ditor, më 12 dhe 13 dhjetor 2022, ishte një përvojë sfiduese, por interesante dhe e dobishme. Trajnerët dhe kolegët, anëtar të stafit akademik, që morën pjesë në seancat e trajnimit, e shijuan jashtëzakonisht shumë këtë përvojë.
Grupi i punës falenderon partnerët evropianë dhe shqiptarë për kontributin dhe mbështetjen e tyre në hartimin e këtij moduli, të gjithë pjesëmarrësit në trajnim për përkushtimin, ekspertët e ftuar si lektore në trajnim, si dhe autoritetet e Universitetit për mbështetjen e tyre. Duke ju falenderuar për bashkëpunimi,
Ne emer te grupit te punes se projektit EntrAL