Biblioteka Online

 Rregullore e  bibliotekes  

Aksesi online do të mundësohet me emailin që përdorni në universitetetin tuaj duke aksesuar: këtë link 

Biblioteka virtuale

Biblioteka-Manual përdorimi

Rreth Projekteve Erasmus +
  • Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.
  • DilanEdu-WB – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË STUDIMIN E GJUHËS DHE EDUKIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR

      DilanEdu-WB – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË STUDIMIN E GJUHËS DHE EDUKIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR

      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 01/10/2024 – 31/03/2027 Lider i projektit: LOGOS University College, Shqipëri Partnerë të projektit:
    1. LOGOS University College, Shqipëri
    2. Universiteti i Tiranës, Shqipëri
    3. Universiteti "Eqrem Çabej" i Gjirokastrës, Shqipëri
    4. Univerzitet U Banjoj Luci, Bosnje & Hercegovinë
    5. Univerzitet U Sarajevu, Bosnje & Hercegovinë
    6. Universiteti i Prishtinës, Kosovë
    7. Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Kosovë
    8. Univerzitet Mediteran Podgorica Privatna Ustano, Mal i Zi
    9. Panepistimio Dytikis Makedonias, Maqedoni
    10. Otto-Von-Guericke-Universitaet Magdeburg, Gjermani
    11. British School of Tirana, Shqipëri
    12. SHFM Faik Konica, Shqipëri
    13. Javna predskolska ustanova Trol, Bosnje & Hercegovinë
    14. JU Gimnazija Miloje Dobrasinovic, Mal i Zi
    15. Tessera Sistimata Pliroforikis AE, Greqi Përshkrimi i projektit: Në epokën dixhitale, ndërsa fëmijët shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë në botën dixhitale duke lënë pas dore ndërveprimin fizik me fëmijët e tjerë, dixhitalizimi i mësimit gjuhësor është i domosdoshëm për të përmirësuar komunikimin gojor, aftësitë gjuhësore dhe për të reduktuar ankthin në detyrat e të folurit. Nevoja për të integruar metodat dhe mjetet dixhitale në edukimin dhe studimin gjuhësor është ndjerë në Ballkanin Perëndimor, ku janë zhvilluar strategji për transformimin dixhital duke vendosur kompetencat dixhitale si synim parësor në transformimin e sistemeve të tyre arsimore. Çështjet e përbashkëta të identifikuara këtu përfshijnë kualifikimin joadekuat të mësuesve, duke përfshirë mësuesit e gjuhës, për të integruar mjetet dhe metodat dixhitale në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit, si dhe mungesën e përmbajtjes adekuate dixhitale në gjuhët e Ballkanit Perëndimor. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e arsimit gjuhësor në Arsimin e Lartë të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar kurrikulat e trajnimit të mësuesve të gjuhës në IAL me kompetenca digjitale. Projekti gjithashtu do të krijojë dhe funksionalizojë laboratorë të specializuar.

    TCCWB – MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË KOMPETENCËS TRANSKULTURORE PËR PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

      Në kuadër të ndërkombëtarizimit UGJ ka marrëveshje ndër-institucionale (KA107) me institucione ndërkombëtare të arsimit të lartë me të cilat bashkëpunon për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik / administrative. Personeli i UGJ dhe studentët informohen në mënyrë të vazhdueshme rreth mundësive të mobilitetit për studim, praktikë mësimore, mësimdhënie apo trajnim nëpërmjet faqeve elektronike zyrtare të UGJ (Web, Facebook, Instagram), takimeve informuese dhe afishimeve në ambientet e universitetit.

    ENTRAL - AFTËSI SIPËRMARRËSE PËR NJË ARSIM MODERN NË SHQIPËRI

    1. Data Sheet “2024-2025”
    2. Data Sheet “2024-2025” Name of University “Eqrem Çabej” University of Gjirokastra
    ERASMUS+ PIC NUMBER: 949104067OID: E10071812 Erasmus+, programi i ri i BE-së për Arsimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportin, bashkon shtatë programe të mëparshme të BE-së në fushat e Arsimit, Trajnimit dhe Rinisë (Programi i të mësuarit gjatë gjithë jetës,YouthinAction,ErasmusMundus,Tempus,etj.)Për herë të parë ofrohet mbështetje për sportin.
    Home LISTA E LËNDËVE PËR ÇDO PROGRAM STUDIMI LISTA E LËNDËVE PËR ÇDO PROGRAM STUDIMI FACULTY OF EDUCATION AND SOCIAL SCIENCES BASIC UNIT OF THE ALBANIAN LANGUAGE – BASIC UNIT OF LITERATURE
    Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 11/2018 – 11/2022 Lider i projektit: Universiteti i Niš, Serbi Partnerë të projektit:  Universiteti i Beogradit, Serbi  Universiteti i Kragujevacit, Serbi  Universiteti i Oviedos, Spanjë  Universiteti i Ghentit, Belgjikë  Universiteti i Ostravës, Çeki  Universiteti i Novi Sadit, Serbi  Universiteti Granadës, Spanjë  Universiteti Matej Bel, Banska Bystrica, Sllovaki  Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë  Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Përshkrimi i projektit: Vitet e fundit, Serbia dhe Shqipëria kanë kaluar një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të arsimit të lartë që synon harmonizimin e tij me parimet e Bolonjës dhe integrimin e plotë në kornizën arsimore Evropiane. Si rezultat i reformës, në fushën e shkencave natyrore dhe matematikore janë krijuar programe moderne studimi me përmbajtje që ndjekin në mënyrë rigoroze standardet evropiane dhe botërore. Sidoqoftë, ndryshimet e bëra në mënyrën e studimit dhe modernizimit të programeve të studimit nuk janë shoqëruar sa duhet me ndryshime adekuate në mënyrën e mësimdhënies dhe të të nxënit. Detyra kryesore e qeverive evropiane në modernizimin e arsimit të lartë është të inkurajojë dhe mbështesë fuqimisht integrimin më të madh të teknologjive të reja dhe qasjeve të përshtatshme pedagogjike në arsimin konvencional. Strategjitë gjithëpërfshirëse për miratimin e mënyrave të reja të të mësuarit dhe të mësimdhënies brenda arsimit të lartë duhet të zhvillohen si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë institucional, dhe propozuesi kryesor i ndryshimeve duhet të jetë personeli mësimor i këtyre institucioneve. Për të qenë në lartësinë e detyrës, personeli mësimor duhet të ketë njohuri dhe aftësi të përdorë plotësisht gamën e mjeteve të reja të mësimdhënies në dispozicion. Si pasojë, zhvillimi i vazhdueshëm profesional për personelin mësimdhënës duhet të bëhet i domosdoshëm në të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë në fushën e shkencave natyrore dhe matematikore në institucionet e arsimit të lartë në Serbi dhe Shqipëri, në përputhje me praktikat e përparuara të BE-së, duke rritur krahasueshmërinë dhe konkurrencën e tyre në Evropë dhe më gjerë. Objektivat specifike:  të rrisë aftësitë profesionale të stafit mësimdhënës përmes kurseve të trajnimit në qasjet bashkëkohore pedagogjike, metodologjitë dhe teknologjitë arsimore;  të përditësojë infrastrukturën arsimore si bazë për integrimin më të gjerë të parimeve dhe teknologjive moderne pedagogjike në mësimdhënie dhe mësimnxënie;  të ofrojë kurse të reja, të modifikuara në psikologji, pedagogji, metodologji të mësimdhënies dhe mësimdhënie të avancuar të teknologjisë në IAL, në përputhje me strategjitë moderne evropiane;  të forcojë infrastrukturën e personelit përmes implementimit të zhvillimit të vazhdueshëm profesional në sistemin e arsimit të lartë. Linku i projektit: http://www.tecomp.ni.ac.rs/
    Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 10/2017 – 10/2020 Lider i projektit: Universiteti i León-it, Spanjë Partnerët e projektit:  Universiteti i Turkut në Finlandë  Universiteti i Danubit në Krems, Austri  Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Shqipëri  Universiteti i Sporteve “Vojo Kushi”, Tiranë  Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës  Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan  Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër  Universiteti “Fan. S. Noli”, Korçë  Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër Përshkrimi i projektit: Projekti përfshin staf akademik kërkues në fushën e mësuesisë dhe pedagogjisë nga departamente ndërfakultetore si Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, etj. Në bazë të këtij projekti qëndron puna kërkimore për zhvillimin e moduleve trajnuese me përmbajtje bashkëkohore në fushat e etikës dhe komunikimit të mësuesve, krijimi dhe zhvillimi i kompetencave dixhitale për qëllime pedagogjike, komunikimi online, etj. duke studiuar kërkesat reale të grupit të interesit siç janë mësuesit apo drejtuesit e institucioneve arsimore. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të zhvillohet një sistem gjithëpërfshirës për trajnimin e mësuesve me kompetenca gjatë gjithë jetës. Objektivat specifike:  Të krijohet një strategji e re e trajnimit të mësuesve për një cilësi të lartë të procesit të kualifikimit të mësuesve gjatë gjithë jetës, në përputhje me nevojat e mësuesve;  Të vendoset një standard i ri në trajnimin e mësuesve në universitetet shqiptare përmes organizimit të seminareve në universitetet shqiptare dhe vizitave trajnuese në universitetet evropiane;  Të krijohen qendra të specializuara të trajnimit të mësuesve sipas nevojave të MAS;  Të zhvillohen programe të kurseve të trajnimit për nivele të ndryshme të arsimit në metodologjitë shkencore, çështjet pedagogjike, etikën dhe përdorimin e TIK-ut në mësimdhënie e mësimnxënie;  Të aplikohet për kredite në 16 kurse trajnimi me nga 2 kredite dhe të gjenden mënyrat për të mbështetur procesin e trajnimit;  Të zhvillohen strukturat dixhitale (videoprojektorë, laboratorë interaktivë, smartboard, laptop-ë, etj.) për të mbështetur procesin e trajnimit për kualifikimin e mësuesve dhe mësimin e tyre gjatë gjithë jetës. Linku i projektit: https://teavet.org/