PROJEKTE TË MBËSHTETUR NGA AMBASADA AMERIKANE
1. EDUKIMI PËR MEDIAN DHE INFORMACIONIN
Kohëzgjatja e projektit: Qershor – Tetor 2024 Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA
Qëllimi i projektit: Qëllimi kryesor është që të zhvillohet një kuptim i fortë mbi rolin e medias në shoqërinë moderne dhe impaktin e saj në formimin e opinionit publik.
Përshkrimi i projektit: Në programet e ofruara nga Departamenti i gjuhëve të huaja kjo lëndë do të jetë një lëndë specifike e cila do të zhvillohet me studentët e ciklit të parë “Bachelor në Gjuhë angleze” dhe studentët e të ciklit të dytë “Master në Gjuhë angleze”. Lënda do të zhvillohet fillimisht si lëndë me zgjedhje në një semestër, e organizuar në 15 leksione/15 seminare. Synimi i lëndës është që mësuesit e ardhshëm të zhvillojnë aftësitë përzgjedhëse, analizuaese dhe vlerësuese në përthithjen e informacionit dhe të mbajnë qëndrim kritik për përzgjedhjen dhe përdorimin e tyre, si dhe për të mundësuar transferimin e këtyre aftësive ndër nxënësit e tyre të ardhshëm.
Nëpërmjet këtij moduli, individët, veçanërisht brezi i ri, do të zhvillojnë aftësi të mendimit kritik lidhur me median, duke u mundësuar të dekonstruojnë mesazhet mediatike dhe të lexojnë përtej sipërfaqes së tyre. Do të trajtohen njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të dalluar paragjykimin, dezinformimin, manipulimin apo lajmet e rreme, duke zbuluar informacionin që është harruar ose deformuar kontekstualisht, duke identifikuar reklamat e fshehura, etj.
2. PROJEKT STUDENTOR: VLERËSIM I INFORMACIONIT MEDIATIC NGA STUDENTËT DHE INTEGRIMI I TIJ PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE
Periudha: Nëntor – Djetor 2023 Financues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA në Tiranë
PJESËMARRËS: Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej”, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.
OBJEKTIVAT:
Nëpërmjet këtij projekti studentor synohet që të kuptohet dhe vlerësohet nga studentët/tet rëndësia e edukimit dhe komunikimit mediatik në funksion të formimit dhe edukimit të fëmijëve më aftësi ndryshe.
Në mënyrë më specifike synohet që:
- të studiohet nga studentët se si edukimi mediatik sjell ndikime pozitive që lidhen me pasurimin e njohurive, perceptimeve dhe sjelljeve;
- të përgatiten studentët për tu mësuar fëmijëve me aftësi ndryshe mënyra alternative për të analizuar dhe reflektuar mbi mesazhet mediatike;
- të aftësohen fëmijët me aftësi ndryshe për të kuptuar dhe deshifruar drejt mesazhet e medias duke vlerësuar kuptimet e drejtpërdrejta apo të nënkuptuara;
- të hartohen dhe komunikohen mesazhe efektive mediatike duke zhvilluar aftësinë e të menduarit kritik te fëmijët me aftësi ndryshe.
Përshkrimi i projektit
Projekti mbështetet në tre aktivitete bazë:
- Hartimi dhe plotësimi i një pyetësori mbi Media Literacy nga një numër i caktuar fëmijësh me aftësi ndryshe që studiojnë në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Gjirokastrës dhe një numër i caktuar studentësh që studiojnë në Njësinë Bazë të Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.
- Ndërtimi i një raporti, nga studentët të mbështetur nga stafi akademik, mbi gjetjet e pyetësorit të plotësuar në fazën e parë të projektit.
- Workshop për ndërgjegjësimin e palëve të interesuara dhe shpërndarjen e gjetjeve, konkluzioneve dhe sugjerimeve të projektit mbi aftësitë e fëmijëve me aftësi ndryshe për të lexuar siç duhet mesazhet mediatike.
3. MEDIA AND INFORMATION LITERACY PËR MËSUESIT E ARDHSHËM
Periudha: Janar – Djetor 2023 Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA
UNIVERSITETET PJESËMARRËSE:
- Universiteti i Tiranës
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
- Fakulteti Histori-Filologji
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër
- Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan
- Universiteti Fan Noli, Korçë
- Universiteti Ismail Qemali, Vlorë
- Universiteti Eqrem Çabej, Gjirokastër
- Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës
- Kolegji Universitar Beder (pjesëmarrës për herë të dytë)
OBJEKTIVAT:
- Përgatitja/finalizimi i një kurrikule në Media Literacy
- Futja si lëndë me zgjedhje në programet e mësuesisë në vitin akademik 2023- 2024
- Trajnimi dhe përgatitja e pedagogëve që do të japin këtë lëndë
- Organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësimi i studentëve dhe pedagogëve që Media Literacy nuk është një lëndë që i përket vetëm programeve të gazetarisë.
Përshkrimi i projektit
Ndërhyrjet e MIL në nivel universitar do të planifikohen në tre nivele:
- operacionale (duke përfshirë promovimin dhe ndërgjegjësimin
- analitike (të kuptuarit e medias, të menduarit kritik, aftësitë analitike, verifikimi i burimeve, identifikimi i lajmeve të rreme, dezinformimi dhe propaganda, etj.)
- krijuese (zhvillimi i aftësisë për të krijuar përmbajtje si dhe për ta publikuar atë). Ky projekt trajton tre nivelet e ndërhyrjes efektive të MIL në universitete.